Ditari i Maxhorancës

Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve

Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të

Tensionet ne protestën para Parlamentit përfunduan me tërheqjen zvarrë dhe dhunimin e qytetarëve nga efektivët e policisë.

Përpos dëshmive me video, zv.kryeministrja Albana Koçiu ka zgjedhur të mbrojë sjelljen e bluve, duke gjykuar si "agresive" dhe "të papranueshme" reagimin e qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit qeveritar.

"Dhuna verbale dhe fizike e shfaqur sot jashtë Kuvendit është e papranueshme dhe jashtë çdo kornize demokratike.

Sjellje të tilla agresive nuk i bëjnë nder as protestës dhe as kujtdo që pretendon të përfaqësojë qytetarët e këtij vendi.

Këto tentativa do të dështojnë gjithmonë, ashtu siç kanë dështuar edhe në të kaluarën, duke u lënë njollën e turpit dhunuesve dhe braktisjen e qytetarëve, të cilët sot, më shumë se kurrë, zgjedhin rrugën e zhvillimit dhe të anëtarësimit në Bashkimin Europian", shkruan Koçiu në reagimin e saj.

Latest news