Flash News

E-TJERA

Gazetari holandez: Deklaratat e Ramës nuk i besojnë më as socialistët

Gazetari holandez: Deklaratat e Ramës nuk i besojnë më as

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përballet me mungesë besueshmërie në opinionin publik, duke shtuar se “deklaratat e tij nuk i beson më askush, madje as vetë socialistët”.

Gjatë intervistës në emisionin “Task Forcë” në Syri Tv, Oei reagoi edhe ndaj debatit të krijuar rreth botimit “Albania Files” dhe polemikave mbi qëndrimet e arkitektit Reinier de Graaf, duke kritikuar mënyrën se si çështja është trajtuar në publik nga kryeministri.

Sipas tij, nëse një situatë e ngjashme do të ndodhte në vende si Holanda, një kryeministër nuk do të përfshihej në parathënie librash apo aktivitete të ngjashme me arkitektë privatë, duke vënë në pikëpyetje angazhimin institucional të kreut të qeverisë shqiptare.

INTERVISTA:

Vincent van Gerven Oei: Le ta njohim, le ta njohim autorin. Dhe po, çfarë ka shkruar? Ai ka botuar kohët e fundit një libër që quhet Arkitektura kundër arkitekturës. Po. Në atë libër ai është shumë kritikues për arkitekturën bashkëkohore sepse sipas tij, arkitektura ka humbur lidhjen me shoqërinë. E thotë troç, ka humbur për shkak të kësaj humbje gjithë kredibilitetin. Mua nuk më duket kjo ironike. Mua më duket kjo e saktë. Edhe në fakt edhe ai ka humbur krejt kredibilitetin, si arkitekt që ka punuar, që i ka shërbyer qeverisë shqiptare. Edhe pastaj thotë, jo jo jam ironik, jam ironik. Jo, jo, jo, nuk bëhet kështu. Nuk mund të shkruash një libër ku kritikon arkitekturën në një mënyrë kështu, ka humbur gjithë kredibilitetin, në të njëjtën kohë do bashkëpunosh me një njeri që patjetër që të shkakton humbjen e të gjithë kredibilitetit. Që tani e ka humbur komplet.

Gazetarja: Vincent, shiko çfarë më bën përshtypje. Në fund të fundit arkitekti mund të jetë në të drejtën e tij legjitime të bëjë jo atë letër, po mund të bëjë hosana dhe letra lajkatare e të tjerë e të tjerë ironike, hiperbolike me të gjitha llojet e figurave letrare. Mua ajo që më shqetëson është kryeministri shqiptar, i cili jo vetëm e justifikon atë letër, jo vetëm thotë që unë nuk kam dashur të di se çfarë ka në atë libër përpara botimit, por ai vazhdon të jetë i qetë edhe kur kjo gjë është botuar dhe të mos harrojmë që është i njëjti libër të cilin kryeministri ia tregonte me krenari Isa Soares, gazetares së famshme të CNN-it. Shqetësimi im është ky, pra si ka mundësi që kryeministri edhe në raste se është përballë gjithë kësaj ironie del sot dhe e vetmja alibi që ai ndërton është ironia. Ka mbetur pa armë kryeministri tani?

Vincent van Gerven Oei: Nuk besoj se, nuk po, nuk besoj se ka ndonjë gjë tjetër që mund të gjendet. S'ka... Ai nuk ka shumë opsione në këtë moment. Ai mund të patjetër mund të flasë për ironinë, për gjëra, për metafora, nuk e di, për algoritmin tani po flet. Por fakti është që magjia ka ikur. Askush, askush, askush nuk e beson. Askush nuk e beson. As socialistët nuk e besojnë.

Gazetarja: Vincent, ti je holandez. Në rast se do të kishte ndodhur, po e marr si pasqyrë tani, llogarite kjo që ka ndodhur në Shqipëri të ndodhte në Holandë. Të dilte dhe kryeministri holandez, të thoshte ka bërë ironi ai arkitekti i famshëm që ka ardhur, është bërë kjo deklaratë dhe në një farë mënyre janë zbuluar në një libër 523 projekte nga 60 arkitektë pa kaluar asnjë diskutim publik.

Vincent van Gerven Oei: Së pari, së pari nuk ka mundësi që kryeministri në krye të detyrës të Holandës bën një parathënie për një libër me arkitekt. Nuk bëhet fjalë. Ai mund të shkruajë ndonjë parathënie mbase për një libër me diplomat holandez, por jo me, me arkitekt, me kompani private. Le ta themi qartë.

Së dyti, që kryeministri holandez del në ndonjë podcast, por s’ka podcastin e vet. Ideja që ai do të ketë kohë të bëjë ndonjë podcast. Domethënë, ku e gjen ai këtë kohë? Ka një vend që duhet drejtuar. Bën podcaste, bën intervista, bën kështu konferenca me arkitektë. Ai drejton vendin apo jo? A paguhet ai për këtë gjë nga populli shqiptar apo jo? Çfarë bën ai? Kot.

Latest news