Flash News

E-TJERA

Video/ U shfaq në spital si i plagosur, 64 minuta më vonë polici del nga Komisariati

Video/ U shfaq në spital si i plagosur, 64 minuta më vonë polici

Dy pamje të publikuara gjatë protestës së sotme kanë ngritur pikëpyetje, pasi tregojnë të njëjtin efektiv policie në dy situata krejt të ndryshme, me vetëm rreth një orë diferencë.

Në foton e parë, të regjistruar në orën 16:48, efektivi shfaqet i shtrirë në spitali, ndërsa pranë tij qëndron drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj. Sipas pretendimeve zyrtare, ai ishte një nga efektivët e lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit.

Ndërkohë, në pamjen e dytë, të regjistruar në orën 17:52, i njëjti efektiv shihet duke dalë nga ambientet e Komisariatit nr. 3, në këmbë dhe pa shenja të dukshme që të lënë të kuptohet se sapo kishte qenë i shtruar në spital.

 

Latest news