Flash News

KRYESORE

Europa League: Strakosha skualifikohet, Sevilla argëtohet me gola

Europa League: Strakosha skualifikohet, Sevilla argëtohet me gola

Lazio e Thomas Strakoshës sonte dështoi në Europa League. Italianët u mposhtën 2-1 nga Genku në shtëpi dhe janë zyrtarisht jashtë kompeticionit të dytë më të madh të futbollit në kontinent.

Immobile iu dha zemër në fillim shokëve me golin e tij, por Lazio ra në grackën e mesfushës mike dhe nuk ia doli të menaxhonte rezultatin. Forrest dhe Nitcham (në minutat e fundit) përmbysën lacialët dhe në fund portieri ynë i kombëtares u detyrua të largohej si humbës.

Takimi tjetër ndërmjet Cluj dhe Rennes dhuroi plot emocione, me rumunët që fituan minimalisht 1-0 me një gol në të 87'. Ndërkohë, Sevilla shkatërroi 5-2 Dudelangen në transfertë. El Haddidi shënoi 3 gola, ndërsa Daburi 2.

Të fundit