Flash News

KRYESORE

Foto/ Me automatik kah protestuesve, ish-gardisti i 21 janarit që kandidon për PS në Burrel

Gazetari Artan Hoxha ka mbrojtur ish-gardistin e 21 janarit, Agron Malajn, që është kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Burrelit. Në emisionin Java në TVSH, ai theksoi se Malaj nuk ka qëlluar asnjëherë me armë ndaj protestuesve më 21 Janar, ku mbetën të vdekur katër persona.

Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit, që deklaroi se Malaj ka qenë spiun i tyre, Hoxha mohoi një gjë të tillë me argumentin se “unë kam folur me të pas 21 Janarit dhe nuk ka pranuar të më japë asnjë informacion’.

Vetë gardisti i ‘grupit të zjarrit’, në një intervistë për gazetën Panorama më 15 shkurt 2016 akuzoi kupolën e lartë të shtetit si përgjegjëse për ngjarjen.

“Kur snajperët ishin pjesë e këtij seksioni, në vartësinë time, a hapën zjarr? Këto pyetje ua drejtoj zyrtarëve të lartë të shtetit. Mund të them se urdhëruesit dhe përgjegjësit e vrasjeve të 21 janarit janë në ish-kupolën e strukturave të larta të shtetit”, ka deklaruar ai.

 

Të fundit