Flash News

KRYESORE

Foto/ Paolo Maldinit i bëhet një dhuratë speciale në Kosovë

Në Kosovë, bashkë me Milanin, ka qenë edhe legjenda e futbollit italian dhe e “Djallit”, Paolo Maldini. Për të pritja ka qenë speciale, madje organizatorët nga Kosova i kanë bërë edhe një dhuratë.

Ish kapitenit të kuqezinjve, iu dhurua fanella e Kosovës me numrin 3. Maldini e ka pranuar me kënaqësi këtë dhuratë, ndërkohë që ai si lojtar me “Djallin” ka mbajtur fanellën me numrin 3.

Ai shprehu falënderimet për dhuratën dhe pritjen në Kosovë. Aktualisht ai ushtron në klub detyrën e drejtorit të Zhvillimit dhe të Strategjisë Sportive.

Të fundit