Flash News

KRYESORE

Foto/ Rama befasohet në Korçë, "Pazari i Vjetër" shndërrohet në sallon makinash të vjetra

Kryeministrit Edi Rama i ka pëlqyer shumë ideja e prezantuar në Korçë, ku  "Pazari i Vjetër" është kthyer në një sallon ku ekspozohen makina të vjetra, duke e kthyer kohën pas.

Ai ka postuar në profilin e tij në Instagram, fotografi të veturave të përdorura dekada më parë, të cilat janë risjellë sërish për qytetarët dhe turistët, në një gjendje mjaft të mbajtur. Mjetet kanë tërhequr vëmendjen e shumë personave, ndërkohë që risi ka qenë edhe përgatitja e targave të makinave me emra të veçantë.

"S’kam asnjë lidhje me këtë makinë, se s’di as ta ngas🥴

Po vërtetë bukur të shohësh se si Pazari i Vjetër i Korçës, pasi doli nga gropa e zhulit e rrënimit ku qe zhytur dhe u transformua, në një qendër të re graviteti për turizmin, qenka kthyer këto ditë, në një platformë ekspozimi të xhevahireve të vjetra të automobilizmit😍

Bravo @blendi.gonxhja dhe skuadra e tij, që përveç reformimit e ndryshimeve të mëdha, që po sjellin në menaxhimin e sektorit të automjeteve, po zhvillojnë edhe projektin e bukur @retro.albania së bashku me koleksionistët e riparuesit e apasionuar të makinave të vjetra👍", shkroi Rama në Instagram.

Të fundit