Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Gattuso e nis me humbje, lojtarët e Napolit e kanë me presidentin
Napoli ka harruar se si fitohet në Serie A. E gjitha është një betejë lojtarë-president dhe Carlo Ancelotti nuk mund të bënte asgjë për ta zgjidhur problemin. As Gennaro Gattuso, i cili sot e nisi me humbje aventurën e tij të re si trajner.
Parma fitoi 2-1 ndaj napolitanëve me një gol në sekondat e fundit. Gervinho ishte ai i cili ndëshkoi skuadrën e njeriut i cili sezonin e kaluar punonte si trajner i Milanit. Napoli e nisi shumë dobët ndeshjen dhe u duk që në fillim se fundi nuk do të ishte pozitiv. Kusulevski shënoi pas 4 minutash lojë në portën e Napolit.
Milik në të 64' riktheu skuadrën e tij në lojë, por Gervinho dy minuta nga fundi befasoi me golin e tij dhe i la një shije të hidhur teknikut Gattuso në debutim. Duket qartë se lojtarët kanë ende disa mesazhe kundër presidentit De Laurentiis. Kjo histori nuk ka mbaruar.