Flash News

KRYESORE

Gazetarja për Xhisielën: Ajo syzet 400 euro, unë dhuratë nga vëllezërit. A s’është e padrejtë jeta?

Xhisiela Maloku, në një prononcim për median nga Gjykata e Apelit, i doli në krah Rexhep Rrajes, madje duke kërcënuar dhe gazetararët me padi për shpifje. 

Me syze të shtrenjta, kostum adidas e atlete firmato, Xhisiela mes të tjerëve, tërhoqi dhe vëmendjen e gazetares së Ora News Flutura Tota. Në një reagim në Facebook, Tota bën një krahasim mes saj dhe Xhisielës, ndërsa pyet, ‘A nuk është e padrejtë jeta?”

“Unë dhe Xhisiela!

Teksa ajo prononcohej, unë meditoja

Ajo syzet 400 euro, unë syzet dhuratë nga vëllezërit.

Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave

Ajo tangërllik, unë “pjekje” në diell duke e pritur

A nuk ështe e padrejtë jeta??”, shkruan gazetarja Flutura Tota.

Të fundit