Flash News

KRYESORE

Nga kush mëson Xhisiela? Ish-e dashura e Rexhep Rrajës kërcënon mediat për padi për shpifje

Nga kush mëson Xhisiela? Ish-e dashura e Rexhep Rrajës

Xhisiela Maloku ka kërcënuar sot mediat se do i padisë në prokurori për shpifje nëse do të vijojnë të merren me çështjen e saj. Xhisiela akuzoi gazetarët se po merren me jetën e saj personale dhe se këtë nuk do e tolerojë më.

“Mediave u kërkoj të më rrijnë larg; keni filluar të merreni me detajet më të vogla të miat. Një media që do të merret tani e mbrapa me jetën time personale, unë do e çoj në Prokurori”, u shpreh ajo përpara Gjykatës së Apelit në Tiranë.

E pyetur nëse është e vetëdijshme për krizën institucionale, politike dhe sociale që ka shkaktuar, Xhisiela tha se për këtë jep përgjegjësi përpara shtetit dhe jo përpara mediave.

Xhisiela Maloku u paraqit sot në Gjykatën e Tiranës për të kërkuar lirimin e Rexhep Rrajës, djali i deputetit të PS, të cilin e ka denoncuar më parë për dhunë dhe përndjekje.

Fotot/ Gjeni momentin e puthjes midis Xhisielës dhe Rexhepit; ‘Report Tv’ del garant

Avokati i Rexhep Rrajes përplaset me gjyqtaren: Jeni nën presionin e politikës dhe medias

Të fundit