Flash News

KRYESORE

Grupi Parlamentar i PD-së merr vendimin: Betejë frontale në sallën e parlamentit! Përgatitje për aksionin e radhës

Grupi Parlamentar i PD-së merr vendimin: Betejë frontale në

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme, ku janë marrë vendime pas votimit të projektligjit për Teatrin në Kuvend ditën e djeshme.

Burime nga brenda mbedhjes bëjnë me dije për Politiko.al se PD ka vendosur që të përballet me mazhorancën në parlament, ndërsa djegien e mabdateve nuk e konsiderojnë zgjidhje. Në mbledhje është diskutuar për aksionin e radhës të opozitës.

“Tashme ka marr fund shteti ligjor de juro dhe de facto me miratimin e ligjit për teatrin dje. Opozita do bëjë beteje frontale në sallën e parlamentit, nuk do të shkojmë më në komisione vetëm nëse kanë çështje me interes publik përndryshe jo. Do ketë aktive në çdo degë të PD për t'u përgatitur për përballje qytetare. Djegia e mandateve nuk është opsion, sepse do të thotë thjesht mos shkosh në parlament dhe jo zgjidhje për qytetarët. Beteja frontale dhe largimi i Rames është qendrimi i opozitës”, thonë për Politiko.al burime nga brenda PD-së.

Të fundit