Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Mosvotimi është shpresë për demokracinë

Ish-ministri: Mosvotimi është shpresë për demokracinë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke komentuar vendimin e kolegjit zgjedhor që la në fuqi 30 qershorin, thotë se kush voton në këto zgjedhje është pro diktaturës.

Manjani thekson se pas këtij vendimi të gjithë e kanë kuptuar se sistemi i drejtësisë është në duart e kryeministrit, Edi Rama.

“Nuk e di a a mbetur më njeri, se peshqit e kanë marrë vesh të gjithë, që se di që Drejtësinë e kontrollon Edi Rama! Nuk jua bën syri tërrt as kur shteti është në kolaps dhe kur pushteti po bën gati grushtin e shtetit! Le të lutemi ende që të vijë arësyeja tek të paarsyeshmit. Të paktën të kemi paqe, se demokraci e shtet do na duhet pak kohë që ti kemi. Ndërkohë, kush voton në votimet e çmendura që i ka thirrë pushteti dhe jo Kushtetuta dhe ligji është me diktaturën! Mosvotimi është shpresë për demokracinë!”-shkruan Manjani.

Të fundit