Flash News

KRYESORE

Itali/ Në pranga shqiptari, u kap me 19 kg kokainë

Policia italiane arrestoi një 39 vjeçar nga Shqipëria, i cili u kap me 19 kilogramë kokainë dhe me armë pa leje. Në prangat e karabinerëve ra Emiliano Keci, i cili banonte në Seriate në provincën e Bergamos. Ai kishte dy javë që ishte transferuar në qytezë, në një shtëpi me qera, por ra në sy për shkak të lëvizjeve të shumta të njerëzve të tjerë në banesë.

Policia nisi hetimet dhe e ndaloi atë në makinë, ku edhe i gjeti 1 kg kokainë. Nga kontrollet e mëtejshme në banesë, u gjetën edhe 18 kg kokainë të tjera, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë e 10 gr heroinë. Në total, vlera e drogës në treg shkon në 3 milionë euro. Në banesë nga kontrolli u gjetën edhe 3 armë zjarri, njëra prej të cilave me silenciator.

Të fundit