Flash News

Kosova

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit në Kosovë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për procesin zgjedhor. KQZ ka marrë vendim për rinumërimin e 50 kutive të votimit.

Anëtari i KQZ-së nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani përmendi se Këshilli i operacioneve zgjedhore ka rekomanduar rinumërimin e këtyre kutive të votimit.

“Janë indetifikuar 15 vendvotime në të cilat ka mospërputhje mes një nënshkrimi dhe dy nënshkrime, pra dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një fletëvotim ose dy më pak ose më shumë në kutin e votimit. Është rekomanduar që të procedohen për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike”, tha Elshani.

Pas kësaj kryetari i KQZ-së e hodhi në votim ku me 9 vota për u miratua rekomandimi për rinumërimin e 50 kutive të votimit.

Të fundit