Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

* Në 24 orët e fundit është rritur numri i viktimave dhe është ulur ai i infeksioneve nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi shtatë humbje jete dhe 241 raste të reja. Sakaq 92 persona janë shëruar.

* Pas vendimit se mësimi në universitete do të zhvillohet online, studentët kanë vendosur që të ngrihen në protestë. Data kur ishte paracaktuar për hapjen e vitit të ri akademik nuk do t’i gjejë të rinjtë në auditorë, por para Ministrisë së Arsimit për t’i thënë “JO” mbylljes së universiteteve.

* Edhe në Kosovë janë rikthyer kufizimet si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar masat e reja , të cilat do jenë në fuqi për dy javët e ardhshme. Zemaj tha se personat mbi moshën 65 vjeçare do të kenë orar të kufizuar të lëvizjes. Sa i përket lokaleve të gastronomisë dhe qëndrave tregëtare nuk do të lejohet puna pas orës 21.00.

* Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se efektet shëndetësore të COVID-19 do të jenë afatgjata. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se simptomat që prekin ish-pacientët mund të zgjasin me muaj dhe mund të përfshijnë lodhje të rëndë, probleme të frymëmarrjes, palpitime ose probleme me kujtesën, të cilat mund ta bëjnë të pamundur kthimin në punë ose në jetën e përditshme.

* Naftëtaret e Ballshit prej 17-të ditësh janë në grevë urie. Gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar, por punonjëset e rafinerisë shprehen se nuk do të tërhiqen pa marrë pagat e prapambetura. Naftëtaret janë shprehur se nëse kryeministri Edi Rama do të shkojë para uzinës janë të gatshme të dalin nga greva dhe të negociojnë.

* Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka reaguar pas përfundimit të bojkotit dhe rinisjes së aktivitetit sportiv. Përmes një deklarate në profilin zyrtar, sindikata hedh dyshime për arritjen e marrëveshjes, ku thekson se deklaratat e kreut të FSHF-së, kreut të Ligës dhe kreut të Qeverisë, nuk përputhen.

* EWB: Ndryshimet elektorale pa konsensus, pse i bëri Rama dhe çfarë do të thonë për rrugën drejt BE

* Përkeqësimi i situatës së të infektuarve dhe rritja e numrit të viktimave ka detyruar autoritetet shëndetësore të hapin spitalin covid 3. Nga dita e djeshme, në spitalin COVID 3 janë shtruar gjashtë pacientët e parë të infektuar.

E lidhur: Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se lokalet në ish-Bllok do të mbyllen në sajë të përshkallëzimit të masave anti-covid në vend, pasi shihen si vatra të mundshme infeksioni.

*“Qen bir qeni”, kryeministri Rama i përgigjet Ilir Metës: Është kthyer në lolo, shfaqet në ekrane si i dehur.

* Lulzim Basha: Sistemi shëndetësor i kolapsuar; Reagon Komiteti Teknik i Ekspertëve: Tërhiq akuzat, nuk jemi “fasadë” e askujt.

* Gjendet Eva Dumani në Siri, gazetari shqiptar i ‘Le Iene’: Është me një familje shqiptare, mund të kthehet brenda një muaji.

 

 

Të fundit