Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Shkrimtarja e njohur Mira Meksi në luftë me sëmundjen e rëndë, i ndalohet kurimi jashtë pa bërë vaksinën e Covid-19

■ Presidenti Meta kthen ligjin “Për karrierën ushtarake në FA”: Nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe “pa shkollë”

■ KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill 

■ U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici

■ Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit, 20 viktima dhe 916 të infektuar 

PD-LSI do të jenë vetëm në një qark me listë të përbashkët, Kryemadhi tregon pse s´ranë dakort për Dibrën dhe Gjirokastrën

Merkel refuzon të vaksinohet me "Astrazeneca" dhe shton dyshimet për efektshmërinë: Nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

■ Presioni me ndihmën ekonomike, PD paralajmëron Ballën: Do t'i bëjmë publike, depozituam prova konkrete në SPAK

■ Integrimi, Rama sërish 'fajin' BE-së: Ne i kemi bërë detyrat, të shohim se Holanda është në fushatë. "Mandat karakteri", Rama në Berat: Patëm goditje të mëdha, dëshmuam forcën.

■ Goditet banda italo-shqiptare në Spanjë. 8 persona të arrestuar dhe 299 kg lëndë narkotike e sekuestruar. Ata u arrestuan në apartamente të ndryshme të cilat përdoreshin për të ruajtur lëndë narkotike.

■ Vrasja e “padronit të drogës”/ Flasin familjarët: Nuk kishte konflikte; pamjet e kamerave të sigurisë 

■ Presidenti Meta i ka kërkuar qeverisë që të rimbursojë në mënyrë urgjente të gjithë qytetarët që kanë harxhuar kursimet e tyre dhe kanë hyrë në borxh, për t’u kuruar nga Covid-19.

Të fundit