Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ “Hallin do ia delegoj dikujt tjetër”, kush është emri më i përfolur si pasues i Edi Ramës

“Kapet me tufa me 50-she”, bllokohet makina në Maqellarë, dyshohet se shpërndante para në këmbim të votës

■ Reagon kryeministri Rama: Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak

■ Rama sqaron ftesën për Bashën: Nuk do të thotë që të dyja palët të ulen në një kabinet 

■ Përplasja në Elbasan, DW: Hedh hije mbi fushatën elektorale në Shqipëri 

Profil i paautorizuar/ Edi Rama, radical chic dhe asgjë tjetër?

Profil i paautorizuar/ Lulzim Basha, nga KOP-i i Berishës te 25 prilli - "beteja e jetës"

■ Strukturat e PD për mbrojtjen e votës, Yuri Kim: E papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të futet në BE

Majko fton opozitën për bashkëqeverisje: Koha që së bashku t’i përvishemi punës

■ Policia e shtetit zbardh ngjarjen e Elbasanit/ Veliu tregon për telefonatën që morën dhe kush janë 10 të arrestuarit, ish-oficerë policie 

E lidhur: Ardi Veliu tregon çfarë u gjet brenda Mercedesit pa targa: Kishte sende të kundraligjshme

■ 3 ditë para votimeve, Ambasada Amerikanekëshilla qytetarëve dhe administratorëve të procesit zgjedhor: Shmangni zonat ku ka trazira!

■ Administratori i njësisë Vaqarr i kërkon 30 mijë euro ryshfet qytetarit në këmbim të tapisë: Po u fut në sisem, s’ke shans ta bësh atë pronë

Mediat opozitare dhe qeveritare “në luftë” për t’ia hedhur fajin njëra-tjetrës për ngjarjen në Elbasan

■ Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Ato do të shpërndahen me kamionët e ushtrisë dhe procesi do të ndiqet nga policia. 

■ Kërcënoi një qytetar me pretendimin se po shpërndate ushqime për vota, nis hetimi ndaj ish-kreut të Policisë Bashkiake. Reagon Rama: Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve, një çmenduri e padëgjuar.

■ Meta nxjerr videon: Shikoni si blihen votat në Shkodër, fleta ku mësohen si të votojnë. Ai ashpërson tonet ndaj Ramës, thirrje ndërkombëtarëve dhe Ardi Veliut: Reagoni në kohë, lufta do të jetë e frikshme.

■ Vrasja në Elbasan, OSBE: Fushata nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Gjithashtu thekson se pret që policia dhe institucionet e drejtësisë ta hetojnë këtë "krim të shëmtuar". 

Të fundit