Flash News

KRYESORE

Leicester City është fantastik, Liverpool duhet t'i ruhet!

Leicester City është fantastik, Liverpool duhet t'i ruhet!

Leicester City mund të quhet pa frikë një forcë e dytë në Premier League, duke parë që Manchester City po zhytet drejt krizës. "Dhelprat" sot fituan 4-1 në transfertë kundër Aston Villës dhe ndeshja ishte një spektakël i vërtetë i tyre.

Jamie Vardy shënoi dy gola për skuadrën mike. Ai ka tetë ndeshje radhazi që shënon në Premier League. Dy golat e tjerë për "Dhelprat" u shënuan nga Iheanacho dhe Evans. Kapiteni Grealish mundi vetëm të ngushtonte disavantazhin në sekondat e fundit të pjesës së parë për Aston Villën.

Në ndeshjet e tjera angleze, Newcastle triumfoi me përmbysje 2-1 përballë Southamptonit, kurse Sheffield United u rikthye te fitorja duke mposhtur 2-1 Norwich-in.

Të fundit