Flash News

KRYESORE

Media serbe: Rusia mesazh Serbisë për Kosovën, porosia urgjente e presidentit Putin

Media serbe: Rusia mesazh Serbisë për Kosovën, porosia urgjente e

Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kharchenko do t’i dorëzojë një mesazh të presidentit rus Vladimir Putin, që ka të bëjë me Kosovën. Gazeta serbe "Blic" njofton se ambasadori rus do të takojë për herë të parë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Kharchenko do t’ia dorëzojë Vuçiçit një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin”.

“Mesazhi ka të bëjë me Kosovën”, shkruan gazeta.

Ambasadori i ri rus Kharchenko ka qenë i përfshirë në proceset diplomatike që kishin të bëjnë me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë në fillimet e tij të karrierës, kurse më vonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Të fundit