Flash News

KRYESORE

Nis presioni i SHBA-së ndaj Kosovës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe

Si një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë lidhur me vendimin e Kosovës për vendosje të taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, gjenerali amerikan Timothy Orr ka anuluar vizitën në Kosovë.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka vënë në dijeni presidentin Hashim Thaci për anulimin e vizitës. Ai shkruan se SHBA është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Vizita e gjeneralit amerikan në Kosovë ishte parashikuar në datat 16-18 shkurt, në kuadër të 11 vjetorit të pavarësisë.

Të fundit