Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Alfred Lela
Me votimin e një minipakete zgjedhore të premten në mbrëmje, që i hap rrugën votës së shqiptarëve jashtë atdheut dhe zhduk herësin, janë përmbyllur edhe tre vendime kushtëzuese ndaj Parlamentit të Gjykatës Kushtetuese.
Si gjithmonë nuk bie në sy ajo që është egalitare (e barazisë), por kërkohen medoemos gjurmë të pabarazisë (hendeku i saj shet mirë). Nganjëherë edhe me zor e shtërzime. Kësaj here u gjetën te listat e hapura/të mbyllura. Edhe në këtë rast minipaketa zgjedhore përmbyllte një venditm të Kushtetueses që kërkonte hapje të listës së kandidatëve për deputetë në masën 2/3. Në pamje të parë, në sajë të zhurmës, duket sikur raporti është i përmbysur: 2/3 janë të mbyllura dhe ç’mbetet të hapura. Nuk është kështu, por e tillë është zhurma e krijuar, kryesisht nga aktorë të vegjël politikë, të cilët me anë të populizmit (populli t’i zgjedhë të gjithë dhe t’i zgjidhë të gjitha) shpresojnë dy gjëra.
Së pari, të godasin opozitën e madhe, lexo Partinë Demokratike (me kryetarin në burg) dhe, së dyti, të shfaqen si të vetmit besimtarë të popullit në skenën politike. Kjo bëhet me qëllimin taktik dhe propagandistik ‘dy të mëdhenjtë janë e keqja, ne jemi shpëtimi’. Ama, nëse sheh tehun goditës të ligjërimit të tyre ai pret opozitën dhe nuk e shqetëson fare pushtetin.
Sipas tyre është opozita që e tradhëtoi popullin, është Partia Demokratike që e shiti Reformën Zgjedhore e me radhë, pasaktësi të marinuara në keqdashësi.
Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet e qartë në luftën për zgjedhje të lira (pa to nuk ka zgjidhje!). Ka qenë dhe mbetet e qartë në referimin drejt rekomandimeve të OSBE-ODHIR, ku dhe vetëm ku duhet të mbëshetet Reforma Zgjedhore. E cila nuk ka ndodhur, nuk është bërë, dhe me sa duket nuk do të bëhet. Kjo sepse mazhoraca nuk e ka vullnetin. Propozimet e ekspertëve të Partisë Demokratike janë rrëzuar. Të ndeshur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, qeveria ka pranuar vetëm ato që kishin në fokus këto vendime.
Në këto kushte, Partia Demokratike ose duhet të mos votonte për shqetësimet që i ka ngritur vetë-më së pari vota e Diasporës-duke i dhënë shansin mazhorancës që t’i thoshte Kushtetueses se nuk i kalon dot, duke treguar me gisht si pengesë opozitën.
Në këtë rast ndoshta të njëjtët kritizerë do të qortonn sërish Partinë Demokratike. Preteksti do të ishte aty: ajo po luan lojën e qeverisë e cila, gjithashtu, nuk e do votën e Diasporës.
Kurthi i dytë ku provohet të futet PD është ndarja shpërpjestimore e listë e hapur/ e mbyllur. Duke marrë shembull Tiranën thuhet se PD, sipas rregullit të listët së mbyllur në 1/3, do ketë 12 vende të sigurta. Matematika e heres së fundit i lejon kështu demokratëve edhe 4 vende maksimumi, nisur nga 16 mandatet e vitit 2020. Këtu ka një krizë besimi indviduale dhe shoqërore. Aktorët të palëvizur, gjendjen e ngrirë, qeverinë qibare. Ky lloj ligjërimi ndihmon mazhorancën. Detraktuesit e opozitës i njohin skandalet qeverisë, por jo edhe tkurrjen. Ata fotografojnë projeksionin e tyre anti-PD, jo gjendjen e cila është zhvendsour, është likuide, ka ndryshuar.
Në fund ajo që vërtetë krijon absurd në këtë qëndrim është fakti se i kërkohet Partisë Demokratike më shumë se ajo ka dhe mund të japë. Qeverisë, nga ana tjetër, gjithmonë më pak se sa ka mundësi dhe ajo i ka të gjitha mundësitë.
Kështu, të pëmbysura, raportet dhe realitetet krijojnë një skizofreni politike. Gjendje të tilla gjithmonë i japin një dorë atij që ka shumë duar për të kontrolluar gjërat. Ata që kanë në dorë vetëm një gjë, ta mbajnë alarmin te qeveria, bëjnë të kundërtën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38