Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Koment/ Rotacioni i munguar politik në Shqipëri: A mund të mësosh te jesh një ish-kryeministër?
nga Griselda Qosja*
Stephan Hessel, një figurë e rëndësishme e rezistencës franceze gjatë pushtimit nazist dhe një ndër të paktët që i mbijetoi kampeve të përqëndrimit, shkroi në vitin 2010 një trakt politik të quajtur „Indinjohuni“ (Indignez-Vous). Qëllimi kryesor, ishte t’ju kujtonte gjeneratave të reja se sa e rrezikshme është indiferenca. Në Shqipëri, ne nuk vuajme nga indiferenca. Madje, ne jemi, në mendimin tim nga të paktët popuj me një edukate të mirëfillte politike. Prej kafeneve deri në intimitetin e shtëpive, diskutimi politik është një pjese e pandashme e përditshmërisë. Ndër të tjera jemi një vend, që nuk i druhemi të protestuarit, vitet e fundit e kanë treguar qartazi këtë. Ne dimë, mesa duket, të indinjohemi.
Kjo të bën të mendosh, se medoemos një vend në të cilin, qytetarët ndjekin zhvillimet politike me interes, diskutojnë mbi to, indinjohen dhe protestojnë duhet të jetë një vend në të cilin funksionarët publik drejtojnë vendin me një përgjegjshmëri dhe ndërgjegjësim të lartë politik. Si është e mundur atëherë, që ne kemi prej 30 vitesh, një politikbërje dhe politik arrogante, dhe emra të perveçëm në vend të politikave? Që kemi parti që në zgjedhjet elektorale garojnë pa programe të mirëfillta politike dhe që vendosin të gjithë peshën mbi popullaritetin e figurave kryesore të partisë?
Kryeministri Rama është padyshim një figurë interesante politike, por me më shumë dritëhije se pikturat e Francisko Goya-s. Ndër vite figura e tij është konsoliduar në një drejtim të rrezikshëm (të qëllimtë ose jo) në atë të Babait të Kombit, që të bën të mendosh se ky mandat i tretë mund të ketë tipare patrionalismi: ku kabineti dhe votuesit i janë besnikë jo partisë dhe parimeve te saj, as edhe institucioneve por vetë udhëheqësit, në rastin tonë kryeministrit aktual Rama.
Rama, mbajti mbi supe, në një përpjekje atlasiane, peshën e fushatës zgjedhore. Gjatë së cilës si asnjëherë tjetër ishte i pranishëm pothuaj në çdo emision televiziv, duke përqendruar të gjithë vëmendjen e elektoratit në personin e tij. Motivi kryesor i fushatës elektorale të Partisë Socialiste ishte të votonin PS-në (Ramën) qe të përfundonte punët e nisura, se pa të progresi do të ndalonte. Asburditeti i kësaj kërkesë qëndron në faktin se në një demokraci funksionale, instuticionet do të vijojnë të punojnë, rrugët të shtrohen, ndërtesat të ndërtohen, edhe pa Ramën si kryeministër. Madje ndoshta edhe më mirë pa Ramën kryeministër, por këtë ne nuk do të mund ta dimë, duke qenë se kryeministri nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe t’i lerë hapësirë kolegëve të partisë së tij.
Disa javë më parë Pablo Iglesias, një figurë e njohur e së majtës së re në Spanjë u tërhoq papritur nga politika, vetëm pak kohë pasi u tërhoq si zëvëndës Kryeministër dhe vetëm pak vite pasi transformoi politikbërjen në Spanjë duke thyer dinamiken dy partiake. “Nuk dua të bëhem një pengesë për udhëheqjen e re që i duhet forcës sonë politike“, tha Iglesias. Ne jemi ende larg prej një kulture të tillë politike. Në Shqipëri rastet e tërheqjes nga skena politike, janë të pakta dhe kanë ardhur pas një kohe të gjatë. Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, kanë ikur veçse pasi qëndresa e tyre në politikë do të ishte absurde, duke qenë se nuk kishin më ç’të ofronin. Rama është në politikë, si një ish- ministër i kabinetit Nano, drejtues i bashkisë më të madhe në vend për tri mandate të njëpasnjëshme dhe dy mandateve si Kryeministër i vendit.
Unë dhe shumë bashkëmoshatarë të mi, kemi njohur që prej fëmijërisë një politikë në të cilën Rama ka qenë gjithnjë në qendër. Kemi ndjekur zhvillimin e figurës së tij politike, që prej kohës që përfaqësonte një politike alternative, rebele dhe kur premtonte shumë për të majtën. Ky nuk është më rasti.
Përse është e rrezikshme që jo vetëm Rama, por cilido politikan të qëndrojë kaq gjatë në pushtet? Eshtë e rrezikshme sepse rotacioni politik synon të parandalojë korrupsionin dhe një diktaturë të mundshme si dhe të garantojë liri dhe një përfaqësim demokratik të interesave të qytetarëve. Thomas Jefferson në një përpjekje për të justifikuar limitimin e mandatit presidencial në Shtetet e Bashkuara e quajti „domosdoshmeria për ndryshim“, sipas tij asnjë fuqi e huaj, apo vendase nuk do të shpërdoronte para dhe mund për të zgjedhur dikë, që do të kishte një mandat të limituar presidencial.
Konteksi politik ka ndryshuar që prej atëherë por në thelb shqetësimi mbetet i njëjtë: sa më gjatë i njëjti politikan qëndron në pushtet aq më të larta janë gjasat që të përfaqësojë interesat e një grupi të caktuar. Mungesa e një limitimi të tillë kushtetues, i jep potencialisht Ramës mundësinë për të qënë një Kryeminister i përhershëm. Shqipëria nuk është e vetmja që nuk e ka një limitim të tillë kushtetues; edhe vende si Gjermania, që ndajnë me ne një të shkuar autoritare, nuk e kane një limit të tillë. Helmut Kohl, qëndroi në pushtet po aq gjatë sa edhe Bismark, duke e justikuar se ndryshe nga Bismark ai ishte rizgjedhur.
Sa mund t’i besojmë ne rizgjedhjes në Shqipëri? Së pari, nuk bëhet fjalë për një mosbesim lidhur me menaxhimin apo vërtetësinë e votave. Në Shqipëri, situata është më e komplikuar, partitë krijojnë një rrjet mbështetësish shpesh jo mbi parime por mbi përfitime të mundshme praktike: një vend pune për djalin apo vajzën, ngritje në detyrë, rritje në detyrë e të tjera skenare të ngjashme. Së dyti, qytetarët në rolin e tyre si votues në këta 30 vitet e fundit e kanë gjetur veten si në atë episodin e folklorit grek, ku Odisesë i duhet të zgjedh mes Charybdis dhe Scyllas, të dyja mundësi zgjedhje të pakëndshme. Përse ndodh kjo? Përse në këto 30 vite dy Partitë më të mëdha kanë prodhuar vetëm disa figura politike? Në mendimin tim është e thjeshtë, drejtuesit partiakë kanë patur tipare autokratike dhe shpesh kanë eliminuar politikisht figura që do të mund t’i konkuronin. Figura potenciale politike që vijnë nga jashtë partive kryesore e kanë pothuajse të pamundur. Sistemi bipartiak është kaq i konsoliduar sa është shndërruar në një fortesë të pathyeshme. Zgjedhjet e fundit e treguan më së miri këtë.
Sipas nenit 105 të Kushtetutës së Shqipërisë, një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit në detyrë duke propozuar një Kryeministër të ri. Sigurisht, një mekanizëm i tillë ligjor krijon një garanci për ruajtjen e demokracisë. Në vitin 1982, kancelari gjerman i SPD-së Helmut Schmidt i la vendin Helmut Kohl, pas një vote mosbesimi të propozuar nga CDU. Por si i bëhet në ato raste kur Kryeministri në detyrë është edhe drejtuesi i partisë që ka shumicën në parlament, dhe është një figurë e pakundërshtueshme në të. Drejtimi autoritar i një partie, do të ishte në këtë rast një sistem mbështetës i një Kryeministri autoritar. Uroj që ky të mos jetë rasti i vendit tonë, dhe uroj shumë që Kryeministrit tonë të mos i duhet edhe nje mandat i katërt për të përfunduar punët e nisura. Plutarku shkruan në “Jetën e Demetriusit” se kur maqedonasit e bënë të qartë se donin Pyrrhus për mbret, Mbreti Demetrius, jo si një mbret por si një aktor që pasi përfundon teatrin ndërroi rrobat mbretërore për një mantel të errët dhe la skenën. Demetriusi mund të ishte një ish-mbret, por me gjasa të mësohesh të jesh një ish kryeministër është edhe më e vështirë, por ndoshta jo e pamundur.
*Kërkuese Shkencore në Fakultetin e Ligjit në Universitetin e Hamburgut, Gjermani.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38