Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Klementin Mile/ Liberale.al
Integrimi Europian i Shqipërisë ka ngecur në vend, pavarësisht deklaratës së kryeministrit tonë se “ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Europën.” Debatet nëse ky është proces teknik apo politik janë bërë tashmë dhe hedhja në publik e tezës që Francën e Makronit e pengon ekstremistja e djathtë Lë Pen të çelë negociatat me Shqipërinë, nuk bën tjetër veçse zhvendos vëmendjen nga problematika reale e Integrimit.
Dy vjet më parë, në 2018 bëra një shkrim për pritshmëritë shqiptare tëIntegrimit, kur pritej që negociatat të çeleshin në qershor 2019. Kjo konsiderohej çështje e mbyllur, por, siç e tregoi koha, Shqipëria nuk ishte gati për Europën. Titulli i shkrimit qe “Ç’të bëjmë deri në qershor 2019?”. Integrimi Europian i vendit tonë e meriton vazhdimisht këtë titull, thjesht duke i ndryshuar datën sipas rastit dhe premtimit për negociatat. Problematika mbetet e njëjtë. Prandaj këtë shkrim, pa asnjë ndryshim, po e risjell më poshtë:
Qershori i vitit të ardhshëm nuk është muaji i hapjes së negociatave. Ai është një muaj për shqyrtimin prej BE-së nëse duhen hapur apo jo negociatat me Shqipërinë. Prandaj qershori 2019 nuk mbart në vetvete asnjë garanci – ai është vetëm një datë në procesin e gjatë e të vështirë të Integrimit Europian.
Këtë proces kam patur rastin ta ndjek nga afër për 5 vite rresht, si nëpunës i një ministrie që tani nuk ekziston më, Ministrisë së Integrimit. Në vitin 2007, duke analizuar përvojat e vendeve të tjera të Bashkimit Europian, arrita në përfundimin se Shqipëria do mund të anëtarësohej në BE në rastin më të mirë në vitin 2021 dhe në rastin më të keq në 2027. Këto data anëtarësimi, të cilat atëherë dukeshin tmerrësisht të largëta, tashmë po konfirmohen. Kështu, nëse negociatat hapen në qershor 2019, Shqipëria do mund të anëtarësohet në BE aty nga viti 2029.
Megjithatë, problemi nuk është vetëm koha e gjatë që merr ky proces. Çështja vendimtare lidhet me qasjen që kemi ndaj tij. Nga mënyra se si e konceptojmë integrimin varet edhe ecuria dhe suksesi për anëtarësimin. Përtej retorikës së politikanëve se Integrimi Europian është procesi më i rëndësishëm për vendin, se është jetik për të ardhmen e Shqipërisë, se është proces i pakthyeshëm e kështu me radhë, ka të paktën tri probleme të mëdha me konceptimin e Integrimit Europian të Shqipërisë.
Së pari, Integrimi nuk konceptohet dhe nuk përjetohet si proces, por si një sekuencë e thjeshtë ngjarjesh. Që Integrimi të jetë proces, ngjarjet e mëparshme duhet të jenë gjithnjë e më tepër përcaktuese për ngjarjet e mëpasshme. Vetëm kur Integrimi konceptohet dhe trajtohet si proces mund të thuhet se ai është i pakthyeshëm. Përndryshe, një frazë e tillë, kaq shumë e pëlqyer nga politikanët tanë, është qesharake dhe pa përmbajtje.
Së dyti, Integrimi nuk është “të bësh detyrat e shtëpisë”. Pavarësisht se Brukseli jep rekomandime dhe vendos kushte për Shqipërinë, kjo nuk do të thotë se Tirana është e detyruar thjesht dhe vetëm të bindet. Edhe Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-në nuk e detyron ekzekutivin dhe legjislativin shqiptar për gjithçka. Në atë marrëveshje ka hapësirë lirie, pra manovre politike, bie fjala për të harmonizuar fillimisht legjislacionin shqiptar me atë europian në fushën e transportit, pastaj atë të bujqësisë. Por kur edhe politikanët tanë flasin për “detyra shtëpie”, kjo dëshmon se politikës shqiptare po i hiqet elementi thelbësor i vizionit politik dhe po shndërrohet në një entitet teknik dhe manaxherial. Dhe dihet, kur “detyrat e shtëpisë” nuk kryhen si duhet, vijnë “mësuesit europianë” për ta rregulluar gjendjen.
Së treti, Integrimi nuk është çështje kostosh dhe përfitimesh – as financiare, as ligjore, as kulturore. Kjo sepse Integrimi Europian nuk është një proces statik që vlerëson pasivitetin e vendeve, ku psh të jetë e sigurt se do humbasësh në fushën e bujqësisë, por do përfitosh nga fondet për infrastrukturën. Përkundër kësaj, Integrimi duhet të konceptohet si proces dinamik, që na përball me sfida dhe mundësi. Sfidat janë pengesa që duhen kapërcyer, të tilla si modernizimi i administratës publike, reforma në drejtësi, një treg i çliruar nga monopolet. Sfidat mund të sjellin humbje, por vetëm atëherë kur dështojmë t’i kapërcejmë pengesat. Edhe mundësitë nuk është e sigurt se do të sjellin fitim. Kjo varet nga fakti nëse bëhemi aktivë dhe nga cilësia e aktivizimit tonë. Për shembull ekspertët e dinë që Shqipëria, në kuadër të Integrimit Europian, ka mundësinë të përfitojë nga fondet e BE-së në fusha të ndryshme. Për ta patur këtë mundësi Shqipëria paguan një shumë parash të konsiderueshme. Këto para nuk justifikohen prej projekteve të fituara, shumë herë më pak se vendet e tjera të rajonit. Ky është një rast tipik kur mundësia nuk arrin të materializohet si përfitim, por si humbje.
Qershori i vitit 2019 është shumë pranë. Por ai nuk sjell me vete asnjë garanci për Shqipërinë. Si përherë, e ardhmja europiane e vendit tonë do të varet nga ne. A do të dimë ta konceptojmë, përjetojmë dhe marrim seriozisht Integrimin Europian si proces, pra si një gjë të pakthyeshme? A do të jemi të aftë t’i kthejmë vizionin politikës sonë, e pse jo, edhe t’i injektojmë pak sovranitet? A do të mundemi të kapërcejmë pengesat e sfidave dhe të kapim trenin e mundësive, apo si zakonisht do triumfojnë interesat vetjakë, partiakë dhe korruptivë? /Gazeta Liberale
Tags: europian, integrimi, klementin mile
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38