Flash News

KRYESORE

Përqafoi të fejuarën, 400 euro gjobë se shkeli normat kundër COVID-19

Përqafoi të fejuarën, 400 euro gjobë se shkeli normat

Pavarësisht se në Itali kanë filluar të lehtësohen shumë masa, sërish gjendja merret shumë seriozisht dhe kërkohen të respektohen rregullat me përpikëri. Ndëshkimet vazhdojnë ende për ata që thyejnë rregullat dhe kështu ka ndodhur dhe me një 20-vjeçar në Pavia,  cili po shëtiste me të fejuarën në qendrën e qytetit.

Të dy të rinjtë ishin të pajisur rregullisht me maska, por në një moment i riu me sa duket nuk i rezistoi dot, dhe filloi të përqafonte të dashurën.

Gjesti romantik u kap nga një prej policëve bashkiakë, i cili nuk u zbut nga dashuria e çiftit, dhe gjobiti të riun me një shifër vërtetë të kripur, 400 euro. Vajza ndërkohë nuk u gjobit, sepse u mendua se ajo u gjet papritur në aktin e pamenduar dhe po aq sa të ndaluar të fejuarit.

 

Të fundit