Flash News

POLITIKOFF

10 ide për detox para plazhit

10 ide për detox para plazhit

Uji detox që së fundmi është kthyer në trend më shumë se kurrë sidomos në SHBA, por vitet e fundit është bërë trend kudo në botë dhe në vendin tonë pa dyshim.

10 ide për detox para plazhit

Në thelb uji detox është një pije e madhe me akull dhe fruta, perime, apo aroma që pihet gjatë ditës dhe ka shumë përfitime për trupin. Përgjithësisht e mira është që nëse vendosni të bëni ujë detox të zgjidhni frutat dhe perimet e sezonit.

10 ide për detox para plazhit

Si ta realizoni ujin detox?

Lani mirë frutat ose perimet, madje nëse mundeni lajini me pak sodë buke. Prijini në feta të holla dhe të vogla, ndërsa gjethet aromatizuese lërini në formën që kanë.

Futini në ujë dhe lërini në frigorifer për të paktën 2 orë që elementët të bashkohen. Pijeni brenda 1 dite dhe rinovojeni të nesërmen.

10 ide për detox para plazhit

Më poshtë keni 10 ide për të realizuar ujin tuaj detox:

Portokall, boronicë dhe ujë

Xhinxher dhe limon, kombinim perfekt për ata që duan të humbin kile

Luleshtrydhe dhe borzilok, receta e zgjimit dhe energjisë

Mollë dhe kanellë, receta për ata që kanë probleme inflamacioni

Kivi dhe pjeshkë, receta për eliminim toksinash

Ananas dhe ujë, receta për ndihmë me eliminimin e celulitit

Limon dhe kastravec, receta për pastrimin e sistemit tretës

Selino, karrotë dhe trumzë, receta për të ndihmuar me nxirjen e trupit gjatë verës

Çaj jeshil i kombinuar me ujë detox

Ujë detox me lëng thupre, ndihmon në eliminimin e ujit të tepërt nga organizimi.

Të fundit