Flash News

POLITIKOFF

Ndalohet transmetimi i BBC në Kinë

Ndalohet transmetimi i BBC në Kinë

Kanalit prestigjioz britanik BBC World News i është ndaluar transmetimi në shtetin e Kinës. Ky lajm është bërë me dije ditën e djeshme nga Administrata Kombëtare Kineze për Radion dhe Televizionin, përmes një deklarate.

Kina ka kritikuar BBC-në për raportimin e saj mbi koronavirusin dhe mbi trajtimin e çështjes së pakicës etnike të Ujgurëve.

“Administrata Shtetërore për Film, Televizion dhe Radio nuk lejon BBC-në që të vazhdojë transmetimin në Kinë, dhe nuk pranon aplikimin vjetor për transmetim”, - thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërsa media britanik ka reaguar në një njoftim publik përmes vetë kanalit, teksa shprehet e zhgënjyer nga vendimi:

 “BBC është transmetuesi më i besuar i lajmeve në botë dhe raporton nga e gjithë bota në mënyrë të saktë, të paanshme dhe pa frikë apo favorizim."

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi autoriteti britanik i mediave, i ka refuzuar televizionit shtetëror kinez China Global Television Network (CGTN), licencën për transmetim.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë tensionuar ndjeshëm në muajt e fundit kryesisht mbi çështjen e Hong-Kongut. Në janar, Mbretëria e Bashkuar prezantoi një vizë të re që i jep 5.4 milionë banorëve të Hong-Kongut të drejtën për të jetuar në Britani, sepse beson se Kina po minon të drejtat dhe liritë e tyre.

Të fundit