Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█ Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe njërës prej vajzave. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se gjithë familja është rekrutuar nga ky sekt rreth 6 vite më parë në Tiranë.

█ Intervista: Tragjedia e e ndodhur në Kombinat ka tronditur opinionin publik. k=Kush janë dëshmitarët e Jehovait dhe çfarë predikon ky sekt fetar? Gjatë rrugëtimit në terren për të zbuluar disa detaje jashtë kornizave dhe paragjykimeve që na vë kjo ngjarje horrori, Politiko.al takohet me një personazh që kishte 20 vite pjesë e këtij sekti. Ajo tregon se si ka arritur të përfitojë financiarisht dhe moralisht prej këtij sekti.

█Ish-ministri, Edmond Panariti ka kritikuar qeverinë për masat e marra ndaj COVID-19, ndërsa shprehet se kjo mënyrë e gabuar e luftimit të pandemisë duhet të ndryshojë. Sipas ish-ministrit Panariti, masat e marra der më tani janë të gabuara dhe se duhen kryer sa më shumë testime, gjurmim e izolim.

█ Ora 16:00 ka shënuar sot (dje) përfundimin e afatit zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në universitete. Në garën për rektor në Universitetin e Tiranës janë regjistruar 3 kandidatë.

█ Mbyllen zyrat e Urdhrit të Farmacistëve. Një vendim i tillë është marrë, pasi një prej anëtarëve të këtij Urdhri ka rezultuar i infektuar me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit 2 qytetarë nga Tirana, 67 dhe 69 vjeç. 74 infektime të reja.

 

Të fundit