Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█Auron Tare ka botuar një hulumtim prej 37 faqesh ku pretendon se dy intelektualët e shquar të mërgatës shqiptare, Camaj dhe Koliqi, kanë bashkëpunuar me sherbimet e huaja te inteligjences.

Të lidhura: Akademiku Ardian Ndreca: Me ia lanë historinë Tares, si me i besu berberit kirurgjinë e QSUT;

-Primo Shllaku: Të merret Akademia, nuk janë punë Facebook-u.

█Zbardhet dëshmia e Blerta Josifit: Anisa u pushtua nga demonë. Unë me mamin pinim vetëm ujë dhe luteshim gjithë ditën për ringjalljen e motrës.

Të lidhura: Publikohen pamjet brenda shtëpisë së familjes Josifi në Kombinat në Tiranë, si dhe “dhomës së ringjalljes” së Anisës 30-vjeçare ku u tret pas 15 muajsh vdekje.

-Reagon Kisha Ungjillore: Familja Josifi ishte anëtare para 15 vitesh.

█Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton: Ideja për shkëmbim territoresh s’ishte e imja, ma kërkuan Thaçi me Vuçiç. 

Të lidhura: Komenton presidenti Meta: Ide që nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës

-Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik. Para takimit, palët do të zhvillojnë një video samit me Merkel e Macron.

█Tri humbje jete, mes tyre një mjek familjeje në Pukë dhe 71 raste të reja me covid-19, ishte bilanci i ditës së djeshme në vendin tonë.

Të lidhura: Ndarja nga jeta e mjekut Hysni Shkjau regjistron viktimën e dytë në Shqipëri ndër bluzat e bardha për shkak të infektimit. Meta:Nevojitet urgjentisht një strategji e re nga autoritetet.

-Në 24 orët e fundit dy mami që punonin në pavionin e aborteve kanë rezultuar pozitive me koronavirus në Elbasan, çka ka bërë që ky shërbim në qytetin e Elbasanit të mbyllet.

■  Opozita parlamentare nuk heq dorë nga kërkesa për lista të hapura, por bie dakord për të negociuar mbi pragun dhe kolacionet.

■ Ish-ministri i PD, Besnik Mustafaj ka folur rreth një bisede personale me kreun e PD-së lidhur me hapjen apo rikthimin e figurave të vjetra në parti.

■SPAK ka mbyllur hetimet për 31 të pandehur të akuzuar për trafik droge. Ata u zbuluan dhe u kapën gjatë operacionit “Limit” të zhvilluar në 2019. Çështja është çuar për shqyrtim nga SPAK në Gjykatën Speciale anti korrupsion.

█ “Të gjithë personat me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht transportin publik”, ka qenë kjo thirrja e ekspertit të ISHP, Erion Dasho.

█ Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një mesazhi të fortë për koronavirusin iu dha një “shuplakë” jo vetëm personave të papërgjegjshëm që nuk marrin masa mbrojtëse, por edhe dyshuesve të ekzistencës së COVID-19.

Mjeku urolog Artan Koni ka kritikuar qeverinë lidhur me situatën e krijuar nga pandemia në vend, ku prej javësh vijojmë të kemi shifra të larta të të infektuarve. Koni ka kritikuar zyrtarët e ISHP-së për numrin e ulët te testimeve.

█ “Jam pro listave të hapura, por darkodësimi u arrit vetëm për 5 kushtet e ODIHR”, kështu është shprehur kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.

 

 

Të fundit