Hapja e PD, Mustafaj flet për bisedën personale me Bashën: Nuk priret të ofrojë dhurata e poste

Ish-ministri i PD, Besnik Mustafaj ka folur rreth një bisede personale me kreun e PD-së lidhur me hapjen apo rikthimin e figurave të vjetra në parti.

I ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24  Mustafaj shprehet se prirja e kreut të PD, është të hapë garën për deputetë, por jo që të larguarve t’u bëjë dhurata si vende në parlament apo poste në qeveri.

“Ka një konfuzion sa i përket termit hapje. Unë jam anëtar dhe nuk jam larguar për shembull asnjëherë. Në asnjë rrethanë shumë persona nuk janë larguar drejt një force tjetër. Ftesa është për një aktivizim më të madh. Personalisht mua po, por unë kam qenë më pranë me PD, kontaktet nuk i kam humbur, dhe jam takuar me Bashën, edhe kur kam qenë në kritikat e mia më të forta.

Në rastin tim është si mund t’ia bëjmë që të afrojmë të tjerë. Hapja është për ata që kanë shkuar në parti të tjera, dhe kanë krijuar parti të tjera. Shoh një shqetësim, se këta njerëz të kthehen në PD për t’u futur në parlament dhe për të zënë pozicione.

Në bisedën me Bashën, nuk e kam vënë këtë lloj prirje. Basha ka prirjen për të hapur garën, por jo për dhurata apo për t’iu dhënë poste”, tha Mustafaj.