Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■Hapje listash dhe ndalim koalicionesh, OSBE e PPE ‘rrëzojnë’ opozitën parlamentare: Shumë vonë për këto ndryshime, të votohet marrëveshja e 5 qershorit.

■Cilat janë porositë e Ramës për kryebashkiakët pas takimit në kryeministri: Harrojini pushimet, gjeni mënyrat për takime me njerëzit, pavarësisht pandemisë.

■Ndërsa Shqipëria prej javësh po përballet me një numër në rritje të të infektuarve, por edhe të viktimave, vendi vijon të jetë i fundit në rajon sa i takon numrit të testimeve, si në total, ashtu edhe për një milion banor. (Krahasimi i shifrave të 6 shteteve të Rajonit me tabelë)

Të lidhua: Dy viktima dhe 68 raste është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas MSH, po rritet numri i pacientëve të intubuar në Infektiv, si dhe shtrimi i moshave të reja.

-Një muaj më parë, më 8 qershor, Instituti i Shëndetit Publik i është drejtuar me një shkresë zyrtare ministrisë së Shëndetësisë, ku i kërkon që testimi për COVID-19 të kryhet në laboratorë jashtë këtij institucioni, të cilët janë të certifikuar nga Instituti.

-Një mjek i urgjencës së Traumës është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Para tij, edhe një infermier i Traumës u konfirmua pozitiv.

-Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente publike, masë e re anti-Covid pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus.

■Në hulumtimin e Auron Tares, edhe piktori i madh shqiptar, Ibrahim Kodra ishte agjent i mundshëm i Sigurimit Shqiptar.

E lidhurAuron Tare u përgjigjet kritikëve: Nuk i gjykova Camajn dhe Koliqin, kam bërë vetëm një rrëfim me fakte.

■Nga Jair Bolsonaro, Boris Johnson e Michel Barnier...Cilët janë udhëheqësit dhe zyrtarët e lartë botërorë që u infektuan me Covid-19 në këto 8 muaj?

■ Prokuroria pushon çështjen penale për Gjergj Cukalin. “I forti” i “Myslym Shyrit” ishte i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në janar të vitit 2019.

■ “Nuk ka zgjedhje në 30 korrik”, kështu ka deklaruar Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni përsa iu përket zgjedhjeve në Universitete.

 Qeveria shqiptare do t'i paguajë Francesco Becchetti 99,5 milionë euro janë për shpronësimin dhe 311 mijë euro në pagesa që do të japen për shpenzimet administrative të procesit gjyqësor.

■ Ministri në detyrë Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshirë ambasadoren Ardiana Hobdari. Cili është propozimi i MPEJ si ambasadore e re.

 Gjykata e Apelit liron ish krye-bashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i cili u arrestua ditën e djeshme pasi u paraqit në një spital për probleme shëndetësore pas 8 muajsh arrati.

■ Kancelarja gjermane Angela Merkel shpalosi përparësitë e presidencës së radhës të vendit në gjashtë muajt e ardhshëm, duke përmendur edhe negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për çështjen e zgjerimit të BE, sipas agjencisë MIA në Bruksel.

Të fundit