Flash News

KRYESORE

Debati për Camajn dhe Koliqin, Tare u përgjigjet kritikëve: Nuk i gjykova, kam bërë vetëm një rrëfim me fakte

Debati për Camajn dhe Koliqin, Tare u përgjigjet kritikëve: Nuk i

Hulumtimi i studiuesit Auron Tare rreth veprimtarisë së dy figurave të shquara shqiptare, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi ka ngjallur debate dhe polemika mes ekspertësh dhe studiuesish.

Sipas këtij hulumtimi të titulluar “Dritëhije në histori, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi të pazbuluar”, dy figurat e njohura i cilëson si informatorë të agjenturave të huaja.

Duke folur në studion e “Provokacija”, Auron Tare thotë se këta dy njerëz për të garantuar mbijetesën e tyre, e kanë lejuar veten të bëjnë gjëra që duken si të qortueshme.

“Unë nuk jap përpjekur të gjykoj asnjërin. Thjesht kam bërë një rrëfim me fakte. Është zgjedhja e tyre. Nuk jam unë për t’i gjykuar. Nuk kam mendim rreth vendimeve që kanë bërë”, shprehet Tare

Ndërsa Mustafa Nano i vë në dukje që në sprovën e përgatitur nga ai krahas provave ka një qëndrim të tijin, Tare thotë që ka ngritur pyetje, dhe duke qenë e njeh mirë temën, priste një oponencë më shkencore.

“U habita shumë në mënyrën e mbajtjes së qëndrimit, pa asnjë lloj argumenti dokumentar. Se unë nuk jam marrë as me fyerje as me gjë,” shprehet Tare duke iu referuar reagimeve.

Po ashtu, Tare thotë se mediat kanë raportuar se ai ka thënë që Camaj dhe Koliqi kanë punuar për UDB-Në, por sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

“Shumë media kanë shkruar që Koliqi dhe Camaj kanë punuar për UDB-në. Unë s’e kam thënë në asnjë rresht për Koliqin. Për Camajn po, por jo për Koqlin,” shpjegon ai.

Studiuesi thotë se studimin e ka bërë me pasion, për “qefin e tij” dhe se nuk i ka thënë njeri ta bëjë e as nuk i ka prerë njeri biletën.

I pyetur se pse mori në studim pikërisht këto figura, Tare thotë:

“Shkruajta rastësisht. Po të ishte Lasgush Poradeci do shkruaja për Poradecin, po të ishte Petro Marko do bëja Petro Markon. Po këta kam kohë që i kam me dokumente. Shkruajta për këta sepse më tërhoqi vëmendjen që kishte bërë Ministria jonë e Kulturës dhe ajo e Kosovës dhe mu duk butaforike, qesharake.”

Të fundit