Flash News

KRYESORE

Qëlloi me armë zjarri fqinjin, identifikohet autori i ngjarjes në Astir: Jetonin të dy në të njëjtin pallat

Qëlloi me armë zjarri fqinjin, identifikohet autori i ngjarjes në

Identifikohet autori i plagosjes së Spartak Beqarajt në Astir. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se autori është një 20-vjeçar, me inicialet A.M..

Beqaraj dhe i riu, banues të dy në të njëjtin pallat, u konfliktuan për motive të dobëta me njëri-tjetrin. Pas debatit, 20-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur 45-vjeçarin në afërsi të një lokali në Astir.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se :

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Të fundit