Flash News

KRYESORE

Pas Shkodrës një tjetër konflikt mes fqinjëve del jashtë kontrollit; të shtëna me armë zjarri ndaj 45-vjeçarit në Astir

Pas Shkodrës një tjetër konflikt mes fqinjëve del

Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, një tjetër konflikt mes fqinjëve ka dalë jashtë kontrollit pasditen e sotme në Tiranë, kur një 45- vjeçar u plagos me armë zjarri në afërsi të një lokali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, pas një konflikti çasti mes palëve.

Personi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, qëlloi me armë zjarri në gishtat e këmbës duke lënë të plagosur Spartak Beqaraj. Mësohet se, 45-vjeçari po trajtohet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit