Flash News

KRYESORE

Qeveria ‘Rama 2’, Maja Koçijançiç: Këto janë tre çështjet ku duhet të fokusohet

Qeveria ‘Rama 2’, Maja Koçijançiç: Këto

Para se kryeministri Edi Rama te shpalle kabinetin me te cilin do te qeverise Shqipërinë ne 4 vitet e ardhshme, Brukseli deklaron se qeveria e re duhet te fokusohet tek zbatimi i reformës ne drejtësi e ne mënyrë specifike tek vetingu. E kontaktuar nga Vizion Plus, zedhenesja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, thekson se BE pret nga qeveria Rama 2, përveç zbatimit te reformës ne drejtësi edhe luftën kundër drogës si dhe adresimin e çështjes se azilkërkuesve.

“Tani ne presim një qeveri të angazhuar fort për të çuar vendin përpara në rrugën e integrimit përmes përpjekjeve të qëndrueshme për reforma. Qeveria e re, veçanërisht, duhet të përqendrohet tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, i cili është thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e re duhet gjithashtu të fokusohet në mënyrë më efektive në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit dhe përtej kuadrit të 5 prioriteteve kyçe, të trajtojë edhe çështjen e aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet anëtare të BE dhe në vendet që janë pjesë e Shengenit.”

Komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn mbërrin mbrëmjen e të premtes ne Tiranë, per t’u bere pjese e takimit te se shtunës mes kryeministrave te Ballkanit Perëndimor, një takim qe për Brukselin do te shërbejë per te diskutuar hapat e mëtejshëm pas Samitit te Triestes.

Të fundit