Flash News

KRYESORE

Rusia nis sulmet e para ajrore në Idlib, Assad gati të hyjë nga toka

Rusia nis sulmet e para ajrore në Idlib, Assad gati të hyjë nga

Në Idlib të Sirisë kanë nisur sulmet e para ajrore. Janë avionët e Rusisë që kanë goditur disa objektiva në këtë zonë, të cilën presidenti Bashar Al Assad po kërkon ta vendosë nën kontroll.

Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se ushtria ka goditur bazat e Al Kaedës dhe grupeve të tjera terroriste që po pengojnë procesin e paqes dhe që rrezikojnë bazat e Rusisë në Siri. Megjithatë, mediat turke raportojnë se avionët rusë kanë goditur forcat opozitare që luftojnë kundër Assad.

Ndërkohë, presidenti Assad po bëhet gati për të ndërhyrë nga toka dhe për të nisur një ofensivë të madhe ushtarake në Idlib.

SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar se lufta në Idlib mund të kthehet në një katastrofë të tmerrshme humanitare.

SHBA dhe BE bashkohen për Idlibin. Mogherini: Sulmi do ketë rezultate shkatërruese. Trump: Tragjedi e mundshme njerëzore

Të fundit