Flash News

KRYESORE

Shmangu vettingun duke u dorëhequr, kush është Petrit Fusha, miku i Veliajt dhe prokurori që “hetoi” vdekjen e Ardit Gjoklajt

Ka dhënë papritur dorëheqjen prokurori dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha. Mësohet se Fusha ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për motive ende të paqarta.

Në kushte të tilla, shkalla e parë e vettingut për procesin e rivlerësimit ndërpritet automatikisht ndaj subjektit Fusha.

Por, kush është Petrit Fusha

Prokurori Fusha është një emër mjaft i lakuar edhe në zhvillimet politike të viteve të fundit. Ai ka qenë në qendër të akuzave nga opozita , sidomos në çështjen e Ardit Gjoklajt dhe lidhur me takimin mes tij dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas ngjarjes së rëndë në landfillin e Sharrës.

Kujtojmë se dy vitë më parë, Erion Veliaj dhe Petrit Fusha u fotografuan duke drekuar së bashku në një nga restorantet e Tiranës, në kohën kur prokurori Fusha ishte në krye të Prokurorisë Tiranës dhe mbylli dosjen e kryebashkiakut për Ardit Gjoklajn.

Kryebashkiaku i Tiranës ka dhënë gjithashtu disa tendera për firmën ‘Fusha’, drejtuesit e cilit kanë lidhje familjare me prokurorin.

Sipas PD-së, Petrit Fusha ka mbyllur shumë dosje të tjera qeveritare të ministrave më të korruptuar të Edi Ramës, Ilir Beqjes.

Të fundit