Flash News

KRYESORE

Shqiptari i arrestuar në Itali dhe lidhja me këngëtarin e njohur

4 persona u arrestuan nga policia italiane në një operacion anti-drogë të zhvilluar në Firenze. Mes të arrestuarve është edhe shqiptari, i identifikuar, si Pavlin Delia.

Krahas shtetasit shqiptarë në pranga përfunduan edhe dy vëllezërit Giovanni e Renato Sutera, si dhe shtetasi spanjoll Ruben Crespo Guerra. Sipas prokurorisë, dy vëllezrit italianë ishin organizatorë dhe financues të organizatës kriminale që kultivonte marijuanë në Spanjë për ta marrë dhe shitur më pas në Itali.

Pasi droga vinte nga Spanja në Itali, përfundonte në duart e shqiptarit Delia, i cili merrej me magazinimin dhe shpërndarjen. 38-vjeçari është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare pasi në  vitin 2015 ai ishte pjesë e një hetimi, për mashtrim. Sipas organit të akuzës, Pavlin Delia i cili hiqej si punonjës i INTERPOL në bashkëpunim me Irme Musaraj i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shtetasi. Por akuza nuk u vërtetuan nga Gjykata e Apelit. Po ashtu disa muaj më vonë Pavlin Delia do të arrestohej pasi shkaktoi një aksident. Në rrjetet sociale shihet edhe një foto e Delias me këngëtarin e muzikës tallava Muharrem Ahmeti.

Të fundit