Flash News

KRYESORE

Skënderbeut i ikën fitorja nga “duart”, përfundon me barazim Skënderbeu–Dinamo e Zagrebit

Skënderbeut i ikën fitorja nga “duart”, përfundon me

Skënderbeu luajti mjaft mirë në Zagreb pavarësisht një fundit.  Në “Maksimir” korcarët barazuan  1-1 me Dinamon e Zagrebit, me kroatët që mundën të evitonin humbjen vetëm në minutën e 94-t pas një ndeshje ku korcarët meritonin fitoren, që do t’i conte shumë pranë kualifikimit në fazën e grupeve të Europa League.

Një gol i Latifit në pjesën e parë pas një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm me Gavazajn, i dha epërsinë korcarëve pas një ndeshje të interpretuar shumë mirë, në të cilën ju anullua dhe një gol i rregullt në fillimin e lojës, shkruan supersport. Por në minutën e 94-t një gol i Henrikues, i hoqi fitoren nga duart korcarëve, që gjithsesi morën një rezultat shumë pozitiv në ndeshjen e vajtjes dhe në “Elbasan Arena” tashmë nevojiten 90 minuta të tjera heroike.

 

Të fundit