Flash News

KRYESORE

“Sulm politik”, dy javë më parë Ndroqi nisi betejën ligjore me Veliajn; dy akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut

“Sulm politik”, dy javë më parë Ndroqi nisi

Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e Ylli Ndroqit, president i grupit mediatik Yldon Media, njëherësh edhe i dy televizione RTV Ora dhe Channel One.

Ndërkohë vetë biznesmeni është shoqëruar në komisarit nga FNSH dhe RENEA, ndërsa në momentin e ndalimit nuk ka bërë rezistencë.

Pas hetimeve nga SPAK, GJKKO vendos sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, pasi akuzohet se Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) ka qenë i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge në Turqi dhe në Itali.

Sipas SPAK, dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Pak minuta më vonë, avokatët e Ndroqit reaguan për mediat duke e cilësuar këtë vendim si sulm politik për shkak se ishte në proces gjyqësor me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Si nisi beteja ligjore me Veliajn?

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi seancën e parë gjyqësore ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës si palë e paditur nga Ndroqi në 16 korrik.

Objekt i çështjes gjyqësore ishin reagimet që kryebashkiaku ka bërë teksa pyetej nga gazetarët të RTV Ora dhe Ora News për një sërë lajmesh.

Siç shkruante RTV Ora, Veliaj është paditur gjithashtu dhe për mos kallëzim krimi, pasi në media ka folur dhe për persona që kanë tentuar ti vënë gjoba kryetarit të bashkisë.

Në 16 korrik seanca është shtyrë, pasi Erion Veliaj nuk është paraqitur në gjyq, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij. Pronari i “Ora Neës”, Ylli Ndroqi, i cili ishte i pranishëm ka kërkuar që të shtyhet seanca pasi ai kërkoi që të jetë i pranishëm edhe vetë Veliaj.

Të fundit