Flash News

KRYESORE

Sulmi me armë ndaj hotel "Voloreka", arrestohen dy persona të tjerë në Tiranë

Sulmi me armë ndaj hotel "Voloreka", arrestohen dy persona

Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim për sulmin me armë në Hotel "Voloreka" në Tushemisht të Pogradecit. Mësohet se, nën prangat e policisë ka rënë Ilir Berberi dhe Mariglen Topuzi.

Ilir Berberi, i njohur edhe si organizatori i sulmit ndaj pronarit të hotelit Jetmir Muçllari, është arrestuar nga policia në Tiranë gjatë ditës së djeshme. Ndërkaq, sot ka rënë në pranga Mariglen Topuzi ndaj  të cilit është vendosur masa e sigurisë 30 ditë burg.

Po ashtu, bëhet me dije se për sulmin me armë, të ndodhur ndaj hotel “Voloreka” më 1 dhe 8 gusht, janë arrestuar 5 persona të cilët po transportohen drejt Pogradecit, ku dhe do të merren në pyetje.

Bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar janë Ilir Meçolli 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhiaj 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Kujtojmë se, për të kryer sulmin ndaj Hotel “Voloreka”, në të cilin përplasja me breshëri plumbash la të dëmtuara edhe 6 makina luksoze, Ilir Berberi kishte ngritur enkas një çadër për t’u strehuar në pyllin Vërdovë të Pogradecit. Ndërkaq, Policia thotë se Berberi momentin e arrestimit iu gjet edhe një armë zjarri e llojit pistoletë dhe 59 fishekë me vete, të cilët i posedonte pa leje.

Të fundit