Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Meta zbardh mbledhjen e Sigurisë Kombëtare: Prokuroria të çojë para hetimet dhe t'i vendosë para përgjegjësisë

Tërmeti/ Meta zbardh mbledhjen e Sigurisë Kombëtare: Prokuroria

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbajtur sot në orën 08.30, për situatën e pas tërmetit.

Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit qeverisës, me ftesë të presidentit Meta.

Sipas tij, në këtë takim u diskutua për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë të vendit.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, sqaron Meta.

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë, i pranishëm edhe Rama, por mungon i ngarkuari i kryeministrit për tërmetin

Të fundit