Flash News

KRYESORE

Tirana dështon, Teuta 'djeg' stadiumin e 'Air Albania', çon kupën në Durrës

Në 100-vjetorin e themelimit të klubit, durrasakët ia kanë dalë t’ju rrëmbejnë trofeun kampionëve të freskët të futbollit shqiptar, pasi i mposhtën bardheblutë në finale me rezultatin e pastër 2-0. Kur të gjithë mendonim se fitorja e pak ditëve më parë, do t’i kishte ‘karikuar bateritë’ e kryeqytetasve, durrësakët duket se u treguan më të shkathët duke marrë trofeun e rëndësishëm, të Kupës së Shqipërisë. Teuta rikthehet të fitojë trofe pas 13 vitesh. Durrsakët treguan personalitet në fushë, duke shënuar shumë shpejt dhe kaluar në avantazh me Hoxhën që në minutën e ‘3-të, e pastaj kanë administruar mirë lojën teksa mbanin larg portës bardheblutë. Kur këta të fundit u përpoqën të zgjoheshin në pjesën e dytë por pa mundur të finalizojnë, pasi Ngoo dhe Torasa shpërdoruan disa raste të pastra, ishte një gafë e Kristi Vangjelit që solli golin ‘surprizë’ të Lorenco Vilës. Goditja brenda rrjetës e Vilës, i vuri vulën kësaj fitoreje të merituar prej Teutës, duke mos i lëvizur kështu shifrat deri në fund. Kështu Teuta bëhet fituesja e trofeut të dytë më të rëndësishëm në eventet futbollistike brenda vendit.
 
View this post on Instagram
 

!

A post shared by ᴛᴇᴜᴛᴀ ғᴀɴs ᴘᴀɢᴇ (@teuta_fanspage) on

[caption id="attachment_403187" align="alignleft" width="1606"] Moment nga fitorja e Vilës pas golit[/caption]  

Të fundit