Flash News

KRYESORE

Vendimi/ Turqia do të ndalë ofensivën ndaj kurdëve në Siri

Vendimi/ Turqia do të ndalë ofensivën ndaj kurdëve në

Turqia ka pranuar që të ndalojë sulmet ushtarake në territorin sirian që t’u japë mundësinë kurdëve që të largohen nga “zona e sigurisë” që ajo ka përcaktuar.  Për pesë ditë do të ketë armëpushim, ndërsa SHBA-ja dot ë merret me evakuimin luftëtarëve kurdë në një tjetër zonë të sigurt.

Lajmin e dha zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence pas takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Turqia do të mbajë një zonë sigurie rreth 32 km brenda kufirit sirian.

“Lajme të shkëlqyera nga Turqia. Faleminderit Erdogan. Miliona jetë do të shpëtohen!” shkroi presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në Twitter

200 mijë civilë po largohen nga vendi, pas sulmeve të Turqisë. Ndërsa kreu i shtetit amerikan u akuzua se la ën baltë aleatët e tij, pasi vendosi që të tërhiqej.

“Ai donte armëpushim, donte që dhuna të ndalej”, tha zv/ministri Pence, duke lavdëruar lidershipin e fortë të Trump-it.

Të fundit