Flash News

KRYESORE

Vritet Edison Harizaj, shok i Emiljano Shullazit

Vritet Edison Harizaj, shok i Emiljano Shullazit

Është vrarë mbrëmjen e sotme 39-vjeçari  Edison Harizaj në Durrës, shok i Emiljano Shullazit (kryetar i grupt të strukturuar kriminal).

News 24 raporton se Harizaj u gjet i vrarë brenda një makine tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13 në zonën e plazhit. Një tjetër person me origjinë nga Vlora është plagosur rëndë. Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.

Ndërkohë, në Shën Avlazh është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje. Sipas burimeve policore në vendngjarje janë gjetur një numër i madh gëzhojash.

Kujtojmë që Edison Harizaj u arrestua bashkë me Emiljano Shullazin në qershor të 2012-s gjatë kontrollit të një mjeti ku u gjetën dy pistoleta. Ai dyshohet si anëtar i bandës Shullazi.

 

http://politiko.al/nje-i-vrare-dhe-nje-i-plagosur-brenda-makines-ne-durres/

Të fundit