Flash News

KRYESORE

Vuçiç nuk beson se Çekia do të tërheqë njohjen e Kosovës

Vuçiç nuk beson se Çekia do të tërheqë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk beson se Çekia mund ta tërheqë realisht njohjen e Kosovës. Ai komentoi deklaratën e homologut të tij çek, Milosh Zeman, në Beograd, por argumentoi mendimin e tij.

"Çekët janë miq të sinqertë të Serbisë, por shtetet, veçanërisht ato që janë në të njëjtin bllok nuk i ndryshojnë shpesh vendimet. Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan pas takimit me Papa Françeskun.

Presidenti i Serbisë shtoi se Vatikani po ndjek një politikë serioze dhe se do të ruajë qëndrimin për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

“Por Vatikani dëshiron bisedime dhe një zgjidhje paqësore midis serbëve dhe shqiptarëve,” u shpreh Vuçiç.

Të fundit