Flash News

KRYESORE

Zaev: Pro vetting-ut, por të mos mbetemi pa gjykata

Zaev: Pro vetting-ut, por të mos mbetemi pa gjykata

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, pas promovimit të platformës “financa të hapura”, ka komentuar edhe idenë për vetting në gjyqësor.

Zaev është i mendimit se vettingu duhet të realizohet por duke marrë fillimisht parasysh kapacitetet e shtetit.

“Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, të agjencive, ministrive. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave që ka patur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm, por tani nuk ka kapacitete si t’i mbushë vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet”-tha Zaev.

Zaev gjithashtu theksoi Akademia për gjykatës dhe prokurorë nuk prodhon kuadër të mjaftueshëm, dhe se në rast të vetting-ut shteti mund të has në probleme në zëvendësime e personave që nuk arrijnë të kalojnë këtë proces./Alsat

Të fundit