Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet/ Voltana Ademi u kërkon shkollave të mos lejojnë persona të paautorizuar brenda

Zgjedhjet/ Voltana Ademi u kërkon shkollave të mos lejojnë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u kërkon shkollave të qytetit që të mos lejojnë persona të paautorizuar që të futen brenda ambienteve, ndërsa rithekson se këto objekte janë në pronësi të bashkisë.

Kryebashkiakja u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe Drejtorisë Rajonale Arsimore.

KZAZ-të janë ngritur në shkollat “Azem Hajdari” dhe “Xheladin Fushta” si edhe në Pallatin e Sportit, i cili gjithashtu është në pronësi të Bashkisë Shkodër. Urdhri i Ademit ka të bëjë me moslejimin e anëtarëve të KZAZ, pas dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kërkesa

“Të nderuar,

Në zbatim të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Udhëzimit Nr. 30 Datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik, të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kërkojmë:

Meqenëse objektet shkollore janë asete në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe administrohen si territore nga Bashkia Shkodër, këto objekte nuk duhen të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar nga Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte.

Nënvizojmë që përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirëorganizimi i procesit mësimor dhe jo administrimi i objektit.

Faleminderit për bashkëpunimin”, shkruhet në shkresën e Ademit për shkollat në Shkodër.

Të fundit