Flash News

KRYESORE

Zyrtarët amerikanë: Milicia pro-turke prishi armëpushimin

Zyrtarët amerikanë: Milicia pro-turke prishi armëpushimin

Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar milicinë pro-turke se prishi armëpushimin me rebelët kurdë në Siri.  Forcat Demokratike Siriane ndaluan operacionet por u sulmuan sipas CNN, ndërkohë që nuk ishin vënë në dijeni se do të kishte sulme me raketa.

Zyrtarët amerikanë akuzuan se forcat e mbështetura nga Turqia ose nuk ishin më nën kontrollin turk, ose Turqisë as i interesonte se si po vepronin ato.

Akuza pati gjithashtu se Turqia po bllokonte largimin e kurdëve, përtej zonës së sigurisë. Por vetë ushtarakët turq reaguan e thanë se ata nuk mund të pengonin një marrëveshje që e pëlqenin vetë.

Ndërkohë një karvan humanitar evakuoi duzina të plagosurish, pasi hyri në qytetin rrethuar të Ras al-Ain. Rreth 37 persona ishin të plagosur dhe ndaj tyre u dha ndihma e parë.

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan tha se nëse kurdët nuk tërhiqeshin, atëherë ushtria e tij do t’u shtypte kokën.

Të fundit