Flash News

KRYESORE

5 blogje shqiptare që duhet të ndjekin të pasionuarit pas ushqimit

5 blogje shqiptare që duhet të ndjekin të pasionuarit pas

nga Ani Xh.

 

  1. Luga e Argjendtë

Përse duhet ndjekur: Luga e Argjendtë është një udhërrëfyes, ndoshta i vetmi në llojin e vet, në botën e kulinarisë shqiptare. Ata që mendojnë se kuzhina shqiptare është e varfër do të marrin një mësim të mirë te Luga. Përveç pjatave të shijshme dhe të bukura, të gjitha të gatuara nga e mira Dhurata Thanasi, te Luga e Argjendtë do të gjeni një historik të shkurtër të pjatave të prezantuara, sugjerime për restorante tradicionale shqiptare, dhe ide për eksplorime në traditën shqiptare

Ku ta gjejmë:     lugaeargjendtë.com

                            FB: Luga e Argjendtë

                            Instagram: lugaeargjendte

  1. Mandarinayum

Përse duhet ndjekur: Personi pas mandarinayum.com deri para 4 vitesh nuk dinte të ziente një vezë, por nevoja dhe dëshira për t’u ushqyer shëndetshëm e shtynë drejt eksperimentimit me gatimin, dhe rezultati nuk është aspak mediokër. Recetat që ofron mandarinayum.com janë të lehta, të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Aty do të gjeni pjata tradicionale, si ashurja dhe pispilia, receta për ëmbëlsira, si keku me çokollatë dhe portokall; receta për ata që duan të ushqehen shëndetshëm, si pudingun me fara chia dhe kakao dhe smoothin me gjalp kikiriku, si edhe ide për pije alkoolike në kushtet e shtëpisë.

Ku ta gjejmë:     mandarinayum.com

                           FB: mandarina

                           Instagram: mandarinayum

  1. Fusionhomecooking

Përse duhet ndjekur: Fusion cooking nënkupton bashkimin e një apo më shumë elementësh, traditash apo disiplinash gatimi për të sjellë një qasje, apo pjatë, tërësisht të re. Personi pas fusionhomecooking është një fusion-person: shqiptare që jeton në Sh.B.A dhe krijon pjata shqipmerikane, ose ameritare. Te fusionhomecooking do të gjeni që nga supa me qepë dhe djathë, te tava e kosit, te sallata mesdhetare, te kulaçi ynë i famshëm.

Ku ta gjejmë:     Instagram: fusionhomecooking

  1. Pasion për gatim

Përse duhet ndjekur: Asnjëherë nuk është dukur tasqebapi aq joshës sa te faqja e Pasionit për Gatim. Po që mund të më shkonte mendja për sarma të derdhur? Mos te fillojmë pastaj me ëmbëlsirat. Blogu ofron receta të ndryshme, shqiptare dhe të huaja, shumë të lehta për t’u gatuar.

Ku ta gjejmë: FB: Pasion për Gatim

  1. Bonvivant

Përse duhet ndjekur: Një sqarim i vogël: bonvivant nuk është blog gatimi dhe aty nuk do të gjeni receta për pjata të shijshme dhe të veçanta. Ajo çka do të gjeni aty janë sugjerime se ku mund të gjeni matcha latte, ku mund të brunchoni, dhe nëse ju bie rruga nga Barcelona a Parisi ku të drekoni/darkoni si vendalinj të vërtetë. Pse ju sugjerojmë një blog ku nuk gjen receta? Jo të gjithë të pasionuarit pas ushqimit duan të gatuajnë...ca prej nesh duan vetëm të shijojnë :)

Ku ta gjejmë:    bonvivant.al

                           FB: Bonvivant Blog

                           Instagram: bonvivant.blog

       

Shënim: mos harroni të ndiqni edhe kikiliciouss dhe adda’s all

Të fundit