Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ardian Vehbiu
Këto ditë të gjithë po flasin për “portale” – sidomos pas një kritike që u bëri këtyre kryeministri Edi Rama. Tani, se çfarë janë tamam këto “portale” të gjithë e dimë dhe askush nuk e di. Në anglishten e Internetit, termi portal shënjon një lloj specifik uebsajti, e cila shërben si pikë unike aksesi për informacion.
Portali ndihmon për të kërkuar në ueb, duke ofruar shërbime personalizimi dhe integrimi të informacionit. Thelbi i portalit është të shërbejë si portë ose pikëhyrje në Internet, duke ofruar zakonisht një numër të madh lidhjesh (links) drejt sajteve të tjera.
Shembull i një portali që ka arritur të mbijetojë për shumë vjet është Yahoo!. Të tjera portale sot jo dhe aq të suksesshme do të ishin AOL, Excite dhe MSN. Ka edhe portale specifike, p.sh. për shërbimet e investimeve ose për shëndetin.
Të ngjashme me portalet janë agregatorët (aggregators), sajte që thjesht mbledhin dhe organizojnë informacion dhe materiale nga sajte të tjera. Natyrisht, “portalet” tona nuk kanë gjë të përbashkët me shembujt dhe përkufizimet më lart – ata që i kanë quajtur portale kanë ndërmarrë një akt magjie, ose janë nisur nga dëshira për t’ua ngritur prestigjin nëpërmjet emërtimit.
“Portalet” në uebin shqip, dhe sidomos portalet e lajmeve dhe të informacionit politik, janë zakonisht faqe ku gërshetohen opinione të lirshme të pronarit të portalit, që shpesh është gazetar me emër, me gjithfarë materialesh të tjera nga të cilat do të veçoja:
(1) Lajme të rreme, të mbështetura në thashetheme ose provokime të planifikuara ose insinuata të dobëta ose sulme ad hominem ose sajesa që ndërtohen mbi pyetjet (“a do të rezistojë Rama deri në vjeshtën e tretë?”).
(2) Lajme që informojnë lexuesit se çfarë ka ndodhur një natë më parë në televizion, sidomos për çfarë është thënë në talk showt.
(3) Lajme të marra të gatshme nga zyrat e propagandës dhe të PR të partive politike dhe të ministrive dhe të institucioneve të tjera të pushtetit.
(4) Lajme të përkthyera, si rregull keq, nga sajte të huaja, shpesh me reputacion të dyshimtë.
(5) Lajme në lidhje me gjithfarë krimesh, nga më të rëndat te më të parëndësishmet, të cilat rregullisht shkelin të drejtat e privatësisë së personave të implikuar.
(6) Lajme të marra verbatim nga statuse personazhesh publike në Facebook. Lajme të marra nga komentet që i shoqërojnë këto statuse në Facebook.
(7) Një mori marramendëse fotosh pak a shumë pornografike dhe thashethemesh për personazhe të show businessit, të cilat njihen ndryshe (kushedi pse?) edhe si V.I.P.a.; një mori sërish marramendëse fotosh të politikanëve, duke pozuar si beautiful people; më në fund, një koleksion standard i fotove të së pasmeve të Kim Kardashianit dhe kloneve të saj.
(8) Lajme që shkruajnë gazetarët për të mikluar shokushokun, të tipit “si reagoi sot Zheji kur i thanë që Bushati nuk ia kish dhënë dorën mbrëmë Fevziut në bulevard.”
(9) Video të marra nga Interneti, ku tregohen mace, ose njerëz që rrëzohen, ose makina që përplasen.
(10) Lajme për Cristiano Ronaldon.
(11) Horoskope të përditësuara.
(12) Të dhënat më të fundit për ushqimet afrodiziake ose për pozicionet që duhen marrë gjatë seksit. Karakteristikë e “portalit” shqip është se të gjitha këto lajme dhe materiale qarkullojnë lirisht nga një “portal” në tjetrin, njëlloj si stafilokoku mes fëmijëve në një çerdhe publike të periferisë.
Po aq domethënëse do të ishte edhe një listë e shpejtë e çfarë zakonisht mungon në këto të ashtuquajtura “portale”:
(1) Të dhënat për burimin e lajmeve që sillen dhe përgjegjësia për lajmet e rreme ose pasaktësitë shpesh të qëllimshme dhe sulmet ad hominem ose edhe thjesht shpifjet.
(2) Lidhjet drejt materialeve që janë marrë pa leje (lexo: vjedhur) nga faqe të tjera, edhe kur këto mbrohen me të drejta autori.
(3) Hiperlidhjet, ose referimet e tekstit të botuar drejt tekstesh të tjera në funksion shpjegues ose mbështetës.
(4) Në përgjithësi, respektimi i copyrightit.
(5) Përpjekjet për të prodhuar lajme nëpërmjet gazetarisë profesionale, ose investigimit serioz, në terren.
(6) Transparenca për fondet që ka marrë “portali” dhe të ardhurat e siguruara nga reklamat.
Çfarë do të thotë se, nga çdo anë që ta rrokësh këtë punë, “portalet” si media shqip nuk kanë gjë të përbashkët me portalet e Internetit në përgjithësi; dhe se bëhet fjalë thjesht për një lloj homonimie ose koincidence pështjelluese.
Ngaqë informacioni qarkullon lirisht nga një “portal” shqip në tjetrin, qoftë ngaqë kopjohet, qoftë ngaqë dërgohet atje nga i njëjti burim (zakonisht zyrë PR e një ministrie ose një partie), e vetmja mënyrë që këto “portale” të krijojnë ndonjë lloj identiteti të spikatur, është të asociohen me këtë apo atë figurë të njohur – një gazetar, një publicist ose një opinionist, i cili ka zgjedhur të fortifikohet aty.
Pavarësisht nga dinjiteti dhe integriteti personal i të gjithë atyre që angazhohen në këtë fenomen të Internetit shqip, është vetë modeli i “portalit” që nuk funksionon – sepse ia heq fjalës së shkruar edhe besueshmërinë, edhe përgjegjshmërinë, të cilat janë dy shtyllat mbi të cilat mbështetet misioni i shtypit.
Dhe nëse është kështu, atëherë “portali” do të funksiononte më mirë si faqe argëtuese për lexuesin pa pretendime, si palestër e egos për pronarin ose titullarin, si një mënyrë për të tërhequr fonde në emër të kultivimit të “fjalës së lirë” dhe, në rastin më të keq, si lavanderi e diskursit toksik, provokimeve dhe shantazhit.
“Portalet” në Internetin shqip duhen konsideruar, kështu, si simptomë madhore e sëmundjes që ka kapluar sot informacionin tek ne – dhe pikërisht, e papërgjegjshmërisë së fjalës publike në rrethanat e vështirësive të mëdha financiare që po përjeton media e shkruar.
Që shumë nga këto faqe sot po tregohen haptazi kritike nda ekzekutivit, pushtetit dhe elitës që drejton vendin, kjo nuk mjafton për t’i rehabilituar dhe as mund ta zëvendësojë një kod etik të cilin gazetarët vetë duhej tashmë ta kishin adoptuar dhe përvetësuar.
Në fakt, shumë nga këto “portale”, ose porta që nuk të çojnë gjëkundi, janë zgjatimi ose replikimi, në sferën e mediave, i të njëjtit diskurs publik destruktiv që mbizotëron sot në parlament dhe në krejt komunikimin mes palëve të politikës dhe grupeve të interesit.
©Titulli i autorit: Zombies të fjalës së lirë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38